Sport

Capello: “Penalltia e Ibrës? Nuk jemi në basketboll, i thashë Allegrit të mos…

1 Nëntor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Capello: “Penalltia e Ibrës? Nuk jemi në basketboll, i

ITALI-Fabio Capello, ish-trajneri i Romës dhe Milanit, ka thënë fjalën e tij për ndeshjen zhvilluar në “Olimpico” ku kuqezinjtë drejtuar nga Stefano Pioli fituan me shifrat 1-2. Capello foli gjithashtu edhe për episodin e penalltisë.
“Ishte një ndeshje shumë e bukur. Milani e meritoi fitoren dhe më është dukur një skuadër më e bindur për forcën e saj.

Roma ishte e pafat. Është e kotë që të flasim për penalltitë. Është e vërtetë që pati një kontakt, por futbolli nuk është basketboll, nuk është një lojë ku nuk lejohen kontaktet. Propozimi im është që të vendoset një ish-lojtar pranë VAR-it që të mund të diskutohen këto situata”, ka thënë Capello.

Pavarësisht momentit jo të mirë, ish-trajneri i Romës e sheh Josè Mourinhon si teknikun ideal të verdhekuqve: “Është i përshtatshëm për Romën, është një vend që ekzaltohet dhe dëshpërohet në pak kohë, por ai është njeriu i duhur për një klub të tillë”. Duke qëndruar tek Juventus, Capello ka treguar një prapaskenë me trajnerin aktual të bardhezinjve, Massimiliano Allegri: “I sugjerova Allegrit të mos kthehej dhe i thashë se do të ishte ai në qendër të çdo kritike.

Lojtarët nuk po shprehin të gjithë potencialin e tyre dhe kjo duket në fushë. Për këtë bëhet me faj trajneri, që ka qenë pushim për dy vite. Nuk është një situatë e lehtë për tu përmbysur”, ka përfunduar Capello.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport capello milan roma capello milan roma

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2021, 10:13

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.Mëngjesin e së hënës drejt...