Sport

400 mln $, Shaq O’Neal zbulon: Nuk e ndaj pasurinë me fëmijët, duhet të…

1 Nëntor 2021, 11:22 Nga DOSJA
400 mln $, Shaq O’Neal zbulon: Nuk e ndaj pasurinë me

SHBA-Shaquille O’Neal ka shpjeguar se si dëshiron që fëmijët e tij të punojnë shumë në mënyrë që të jenë të suksesshëm.Ish-basketbollisti,babai i gjashtë fëmijëve thuhet se ka një vlerë neto rreth 400 milionë dollarë, kështu që ndoshta ai nuk e ka problem të paguajë drekën herë pas here, por kur vjen puna për t’u dhënë fëmijëve të tij para me vlera të mëdha, duhet të mendohen mirë.

Duke u shfaqur në podcastin Earn Your Leisure, Shaq tha: “Fëmijët e mi janë më të rritur tani. Ata janë disi të mërzitur me mua, sepse unë u them atyre gjatë gjithë kohës. Ne nuk jemi të pasur, unë jam i pasur.

Duhet të kesh diplomën Bachelor ose Master dhe më pas nëse dëshiron që unë të investoj në një nga kompanitë e tua, do të duhet të ma prezantosh atë dhe më pas do të njoftoj. Për mua ka një rregull:arsimimi. Nuk më intereson nëse luan basketboll. Nuk më intereson asgjë nga këto. Do të doja që dikush të marrë përsipër biznesin tim, por unë u them atyre se duhet të punoni fort.” Përfundon ish-basketbollisti i cili nga viti 1992 deri në 2011-tën ka luajtur në nivele të larta me shumë klube prestigjoze.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport nba shaquille o'neal nba shaquille o'neal

Sondazh

Poll

Sport 1 Nëntor 2021, 10:13

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.Mëngjesin e së hënës drejt...