Politike

Spiropali-Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit e Monikës

14 Qershor 2019, 09:23 Nga DOSJA
Spiropali-Metës: Presidenti i takon Republikës, jo Lulit e

TIRANË- Ministrja për Shtetin në qeverinë Rama, njëherazi zëdhënëse e ekzekutivit, Elisa Spiropali, i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, pas deklaratave të lëshuara sot nga kreu i shtetit, se presidenti i përket Republikës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali thotë se është dakord me Metën për faktin se Shqipëria është Republikë, dhe për të drejtën që sipas Spiropalit, Meta e ka humbur për të qëndruar më si president.

Reagimi i plotë:

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.

Në një dalje të shkurtër për mediat, presidenti Meta tha sot se është zgjedhur nga parlamenti, por jo nga ky parlament që e quajti ilegjitim. Kreu i shtetit tha se dekreti është në fuqi, dhe është i detyrueshëm. Meta shtoi se është presidenti i përket republikës, dhe republika qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta ps shkarkon metën elisa spiropali ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll