Bota

Erdogan nuk merr pjesë në Samitin e Klimës, zyrtarët: Është për arsye sigurie

1 Nëntor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Erdogan nuk merr pjesë në Samitin e Klimës, zyrtarët:

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është kthyer në Stamboll në vend që të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 të Kombeve të Bashkuara në Glasgow, Skoci. Aljazeera shkruan se Erdogan u kthye në Stamboll të dielën vonë menjëherë pas pjesëmarrjes në samitin e G20 në Romë.

Erdogan pritej të fliste në samitin COP26 të hënën dhe të martën, për të paraqitur se si Turqia planifikon të përmbushë objektivat e reduktimit të emetimeve për të cilat ka rënë dakord sipas marrëveshjes së klimës së Parisit. Presidenca turke nuk ka dhënë një arsye zyrtare për anulimin e papritur të planeve të Erdoganit për të marrë pjesë në samit, ku Ankaraja kishte shpresuar gjithashtu të zhvillonte takime me presidentin e SHBA Joe Biden dhe liderë të tjerë botërorë për një sërë temash.

Ndërkohë që një zyrtar turk tha se kishte pasur një çështje protokollesh në lidhje me sigurinë, për të cilën Erdogan e anuloi udhëtimin e tij. Ndërsa në vend të tij do të shkojë Ministri turk i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, në samitin COP26 dhe të përfaqësojë Turqinë.

Duke filluar nga e hëna, liderët botërorë do të mbajnë dy ditë fjalime. Kjo do të pasohet nga negociatat teknike për të tentuar të arrihet një marrëveshje deri në përfundimin e samitit më 12 nëntor.

LAJMI KRYESOR: Konferenca e OKB mbi klimën në Glasgow, i pranishëm dhe Rama, takon Johnson e Vuçiç

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow rexhep tajip erdogan cop26 ne glasgow rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll