Bota

‘Bota zhvilluar ka një detyrë të veçantë’, Johnson thirrje për veprim

1 Nëntor 2021, 13:37 Nga DOSJA
‘Bota zhvilluar ka një detyrë të

GLASGOW- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka hapur konferencën e Glasgow duke i uruar mirëseardhjen të gjithë pjesmarrësve.

Në fjalën e tij, ai bëri krahasimin mes liderëve botërorë dhe filmit James Bond, duke thënë se spiuni shpesh i përfundon filmat e tij duke luftuar për të ndaluar një ‘forcë të keqe’ që t’i japë fund botës.

Ai tha se dy gradë më shumë nga temperaturat globale do të rrezikojë furnizimet me ushqime, tre gradë më shumë do të sjellë më shumë zjarre dhe ciklone, ndërsa katër gradë i “themi lamtumirë qyteteve të tëra”.

“Sa më gjatë të dështojmë të veprojmë, aq më keq bëhet dhe aq më i lartë është çmimi kur përfundimisht jemi të detyruar nga katastrofa të veprojmë,” thotë ai.

Johnson vazhdoi duke thënë se bota e zhvilluar duhet “të njohë përgjegjësinë e veçantë që kemi për të ndihmuar të gjithë të tjerët” për të bërë lëvizjen drejt ekonomive më të gjelbra.

Ai tha se ndërsa politikanët flasin për atë që do të bëjnë në vitin 2050 apo 2060, mosha mesatare e delegatëve të COP është mbi 60 vjeç që do të thotë se fëmijët që do të na gjykojnë nuk kanë lindur ende.

“Ne nuk duhet të humbasim sinjalin tonë, sepse nëse dështojmë, ata nuk do të na falin, ata do ta dinë se Glasgow ishte pika e kthesës historike kur historia nuk arriti të kthehej. Ata do të na gjykojnë me hidhërim dhe një pakënaqësi që eklipson cilindo nga aktivistët e klimës së sotme dhe ata do të kenë të drejtë. COP26 nuk mund të jetë fundi i historisë për ndryshimin e klimës.”-shtoi Johnson.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson cop26 ne glasgow emetimi i karbonit ndryshimet klimaterike boris johnson cop26 ne glasgow emetimi i karbonit ndryshimet klimaterike

Sondazh

Poll