Aktualitet

Problemi me varrezat në Lezhë: Prishi varrin e nipit për të varrosur të vëllain

1 Nëntor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Problemi me varrezat në Lezhë: Prishi varrin e nipit për të

LEZHË – Hermal Shabani, qytetari nga Lezha prishi varrin e nipit të tij për të varrosur të vëllain, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. I detyruar nga mungesa e hapësirës për varrin në varrezat publike të qytetit të Lezhës, Shabani veproi duke prishur njërin varr për të vendosur tjetrin.

“Kam prishur varrin e nipit për të varrosur vëllanë që ndërroi jetë pak ditë më parë, pra kemi futur babën në varrin e djalit. U detyrova të veproj në këtë mënyrë, sepse nuk ka vend për varre”, thotë Shabani. Në të njëjtën mënyrë po vepron dhe një afërm i tij, të cilit i ka vdekur babai. “Djali i axhës po prish varrin e vajzës, për të varrosur babanë, i cili ka ndërruar jetë. Kështu kam vepruar dhe për të varrosur nënën”, shton Shabani për Panorama.

Që prej 3 vitesh, në varrezat publike të qytetit janë mbaruar hapësirat, madje janë shfrytëzuar dhe të gjitha rrugicat brenda varrezave. Sigurimi i një toke të lirë është kthyer në një mision të vështirë në Lezhë. Mirëmbajtësi i varrezave, Pjetër Ndreca, thotë se fenomeni i vendosjes së vareve mbi varret ekzistuese është bërë normale duke qënë se nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Hapësirat për varre kanë përfunduar prej kohësh. Tani që janë zënë edhe rrugicat, të vdekurit po varrosen mbi varret ekzistuese. Prishin varrin e personit që mund të ketë ndërruar jetë prej kohësh dhe varrosin atë që vdes tani”, thotë Pjetër Ndreca.

Nga ana tjetër Bashkia e Lezhës ende nuk ka ofruar një zgjidhje për këtë problem. Në vitin 2019, bashkia mori nja sipërfaqe toke në fshatin Gocaj, për ndërtimin e varrezave të qytetit, por investimi u la përgjysmë.

“Janë bërë varrezat në Gocaj për të gjithë qytetin, por atje nuk pranon kush për të varrosur njerëz. Është terreni gjithë ujë, pasi ka qenë zonë kënetore. E po ashtu, nuk është investuar që të bëhen varreza funksionale, pasi mungon rruga, ura, etj.”, shton Pjeter Ndreca.

Një qytetare tjetër thotë se iu desh të paguante që të gjente një vend për të varrosur një të afërm të saj.

“Është skandaloze, mos të kesh vend ku të varrosesh të vdekurit. Na u desh të paguanim e të fusnim mik për të varrosur një të afërm tonin, këtu në rrugice afër derës kryesore. Bashkia duhet që më urgjence të gjej zgjidhje është turp të mos tregohet respekt për të vdekurit. Kjo problematike vijon prej vitesh nuk është se ndodhi tani”, thotë qytetarja.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, thotë se me buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar që të investohet në varrezat e ngritura në fshatin Gocaj.

“Siç e dini prej vitit 2019, janë ngritur varrezat në fshatin Gocaj, por nuk janë sistemuar. Me buxhetin e vitit 2022 kemi parashikuar që të investojmë atje. Do ndërtojmë ure, rrugën, si dhe do bëjmë të mundur që ta çojmë nivelin e tokës e të hapim kanalet kulluese me qëllim që toka mos të përmbytet. Në këtë mënyre merr zgjidhje njëherë e mirë problemi i varrezave dhe ata ekzistuese normalisht që do i mbyllim. Mund t’i përdorin veç ata që kanë varre familjare që i kanë gati”, thotë Pacaj.

(s.b.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe permbyten varrezat ne lezhe varrezat ne lezhe lezhe permbyten varrezat ne lezhe varrezat ne lezhe

Sondazh

Poll