Aktualitet

Vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë anti-Covid! Bino: Të vegjëlit me Pfizer

1 Nëntor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë anti-Covid! Bino: Të

TIRANË– Nga sot, nis në Shqipëri aplikimi me dozën e tretë anti-Covid për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç. Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomanduar që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës anti-Covid. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore. Për të rritur mbulesën vaksinale grupet e vaksinatorëve do të vijojnë të qëndrojnë nëpër universitete.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, deklaroi se ka nisur vaksinimi i fëmijëve të grupmoshave 12-15 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Në një deklaratë për mediat, Bino tha se e njëjta gjë do të zbatohet edhe për grupmoshën 16-17 vjeç. Bino u shpreh se fëmijët do të marrin vaksinën Pfizer, pasi është e vetmja që është aprovuar.

Gjirokastër doza e tretë e vaksinimit filloi të aplikohet tek të moshuarit mbi 60 vjeç dhe nisi me shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 76 persona përfshirë banorët dhe personelin e përkujdesjes.

Vaksinimi me dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç ka nisur dhe në Durrës. Stafet në 18 qendrat shëndetësore të Durrësit kanë nisur të bëjnë verifikimet dhe njoftimet, fillimisht për personat që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës anti Covid, ku përparësi kanë të sëmurët kronikë. Paralelisht grupmoshat e treta janë ftuar të marrin dhe vaksinën falas të gripit. Ndërkohë distanca kohore prej 6 muajsh nga doza e dytë, vlen edhe për personelin shëndetësor në vijën e parë.

Deri tani është vaksinuar 35 % e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 % e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac. Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vaksinimi i fëmijëve në Shqipëri, Bino: Do marrin Pfizer

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e vaksines vaksinimi masiv ne shqiperi doza e trete e vaksines vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll