Politike

Meta: Parlamenti ilegjitim, presidenti i përket republikës, të ndalojmë çdo të çmendur

14 Qershor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Meta: Parlamenti ilegjitim, presidenti i përket republikës, të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse e ka lexuar rezolutën e miratuar dje në parlament me 100 vota pro nga mazhoranca socialiste dhe opozita e re.

Presidenti tha se është zgjedhur nga parlamenti, por jo nga ky parlament që e quajti ilegjitim.

Kreu i shtetit tha se dekreti është në fuqi, dhe është i detyrueshëm. Meta shtoi se është presidenti i përket republikës, dhe republika qytetarëve.

Diskutimi i Metës me gazetarët:

Pyetje: Keni reflektuar pas rezolutës së miratuar me 100 vota kundër jush?

Meta: Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, e jo nga ky parlament ilegjitim. Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës, dhe republika iu takon vetëm qytetarëve. Po punoj me qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, presidenti mban shënim çdo institucion që shkel ligjin.

Pyetje: A mund të pranojë presidenti vendimarrjen nga Kolegji Zgjedhor?

Meta: Dekreti mund të gjykohet dhe nga gjykata e Skraparit. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Por presidenti bën thirrje të ndalojmë çdo të çmendur.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme. Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë.

Pyetje: Cfarë pasojash do të ketë për ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë?

Meta: Presidenti ka të drejtë çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim. Do kenë pasoja të gjithë ata që do provokojnë paqen sociale.

Ditën e djeshme, në parlament u miratua me 100 vota pro rezoluta kundër dekretit të Ilir Metës, për anulimin e zgjedhjeve lokale. Mazhoranca e cilësoi dekretin “nul” dhe kryeministri Edi Rama tha se do të vijojë puna për zhvillimin e zgjedhjeve, teksa kërkoi nga Meta reflektim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten edi rama ilir meta ps shkarkon metën rezoluta e ps per meten

Sondazh

Poll