Politike

Rama shkel ‘ultimatumin’ e Gjuzit, i vë sërish ‘titullin’ që s’e ka në dokumente: Shkëlqesia…(Video)

14 Qershor 2019, 08:44 Nga DOSJA
Rama shkel ‘ultimatumin’ e Gjuzit, i vë sërish

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përmendur Kujtim Gjuzin në një takim me banorët në njësinë 11 në Tiranë ku shoqërihej nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Teksa dikskutonin për prirjet politike të njërit prej qytetarëve, Rama e quajti sërish shkëlqesi Gjuzin, pavarësisht se gjatë një seance plenare në Kuvend ky i fundit e paralajmëroi që mos ta bënte më këtë gjë.

Pjesë nga biseda

Veliaj: Dhe Gimi është një zogist, konservator i djathtë, por është bashkuar me ne.

Rama: Me Gjuzin, me Kujtim Gjuzin.

Gimi: Jo, jo.

Rama: Me shkëlqesinë e tij Kujtim Gjuzi (Qeshin të gjithë).

Kujtim Gjuzi replikoi ashpër me kryeministri Edi Rama në seancën plenare të datës 30 maj të këtij viti.

“Ja ku janë dokumentet e mia të identifikimit. Ku e kam unë titullin lartmadhëri? Okej?”- tha Gjuzi në senacë, por mesa duket Rama ka preferuar t’ja vërë sërish këtë ‘titull’ deputetit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kujtim gjuzi shkelqesia kujtim gjuzi edi rama kujtim gjuzi shkelqesia kujtim gjuzi

Sondazh

Poll