Aktualitet

Aksion i SHÇBA në Përmet, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

1 Nëntor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Aksion i SHÇBA në Përmet, arrestohet kryeplaku i fshatit (EMRI)

PËRMET– Kryeplaku i fshatit Frashër, Klodjan Mustafa është arrestuar nga policia pasi akuzohet se nuk ka raportuar për parcelat me kanabis në zonës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme nga SHÇBA, 43-vjeçari është vënë në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me kolegët e tjerë.

Në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” janë lënë dy policët Dhimitër Shyti dhe Maltin Dalilaj, me detyrë SPZ në zonën e Frashërit. Po në këtë masë sigurie është lënë nga Prokuroria e Përmetit dhe inspektori i Zonave të Mbrojtura Joan Allamani.

Dje u pezullua nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza, dhe në vend të tij është komanduar Vilson Dine, shefi aktual i Policise Kriminale në Përmet. Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” mbahet ish-shefi i krimeve të Komisariatit të Përmetit Shpëtim Makashi.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër shyti kanabis ne permet klodjan mustafa shpëtim makashi dhimitër shyti kanabis ne permet klodjan mustafa shpëtim makashi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...