Aktualitet

Vrau dhe murosi shqiptarin, del para gjykatës një nga vrasësit, ishte pjesë e mafias

1 Nëntor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Vrau dhe murosi shqiptarin, del para gjykatës një nga vrasësit,

ITALI– Është kthyer në qendër të vemëndjes vrasja e shqiptarit të mbytur për vdekje në Muggiò dhe më pas të murosur në një pus në Senago.

Sipas mediave italiane, më 8 nëntor, i arrestuari i gjashtë i një viti më parë për vdekjen e Astrit Lamajt, 41-vjeçarit shqiptar, i cili vdiq në janar 2013 në Genova, do të thirret të dalë para Gjykatës së Monzës.

Bëhet fjalë për Salvatore Tambe, 45 vjeç nga Riesi, në provincën e Caltanissetta-s, tashmë në arrest shtëpiak me akuzën se ka qenë pjesë e shoqatës mafioze “Cosa Nostra” të rrethit Riesino. Tambè akuzohet se ka pasur rolin e mbajtjes së viktimës të palëvizur ndërsa të tjerët e dhunonin.

Një burrë rreth

Personi i arrestuar është një 45 vjeçar nga Riesi, në provincën e Caltanisseta, i cili është në arrest shtëpie sepse kishte qenë pjesë e shoqatës mafioze ”Cosa Nostra”. Hetimet të koordinuara nga Prokuroria Publike Monza, filluan në 2018 pas deklaratave të një bashkëpunëtori të drejtësisë dhe nxorën në pah përfshirjen e 45 vjeçarit si autor i vrasjes.

Për vrasjen e Lamaj, i cili u zhduk në janar të 2013 nga Genova dhe u gjet i vdekur në një apartament në Sengao, janë arrestuar dhe pesë persona të tjerë në mars të 2019. Vrasja u porosit nga një grua 64-vjeçare, një tregëtare bizhuterish, e cila, në atë kohë, sipas rindërtimit të hetuesve, ishte grabitur dhe lënë nga viktima, me të cilën ajo kishte pasur një marrëdhënie.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astrit lamaj salvatore tambe vritet shqiptari ne itali astrit lamaj salvatore tambe vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll