Sport

Tottenham shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santos

1 Nëntor 2021, 10:13 Nga DOSJA

ANGLI – Ndeshja Tottehnahm-Manchester United e cila përfundoi me shifrat 0-3 i ka dhënë një tjetër shtysë lëvizjes së trajnerit.

Mëngjesin e së hënës drejtuesit e skuadrës së “Spurs” kanë shkarkuar trajnerin Nuno Espirito Santo, i cili ka regjistruar tre humbje në 4 ndeshjet e fundit dhe ndodhet në vendin e tetë në Premeir League.

Alternativa e parë për ta zëvendësuar duket se është italiani Antonio Conte, i cili më parë ka deklaruar se ka filluar të mendojë për një rikthim në kampionatin anglez, por pa bërë të ditur emrin e skuadrës me të cilën ka filluar bisedimet. Ndërkohë raportohet, se Conte pritet të arrijë në Londër me një avion privat në orët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #kampionati anlgez #nuno espirito santos premier league tottenham #kampionati anlgez #nuno espirito santos premier league tottenham

Sondazh

Poll