Politike

“E patë, më doli në filxhan”, Rama ironizon Kryemadhin: Ishte si gjarpër kular…(Video)

14 Qershor 2019, 08:17 Nga DOSJA
“E patë, më doli në filxhan”, Rama ironizon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë shaka në takimin që zhvilloi me qytetarët në njësinë 11 në Tiranë ku shoqërohej edhe nga kryebashkiaku Veliaj.

Ai u tregoi banorëve të zonës foton që kishte publikuar vetë në rrjetet sociale ku shihej një filxhan me kafe turke.

Doli në filxhan, mbaroi puna. Më doli në filxhan 30-ta. Ishte kështu si gjarpër, si kular. U shkëput gjarpri dhe formoi një 3 dhe një 0,“- tha Rama dhe të gjithë filluan të qeshnin.

Siç dihet kryeministri Edi Rama ka krahasuar gjithmonë Monika Kryemadhin me fallxhore. Shpesh ai shorehet se Monikës i del në filxhan një ‘E’ që bie dhe një ‘L’ që ngrihet.

Mëngjesin e sotëm kryeministri e nisi ditën me një postim ndryshe në rrjetet sociale. Rama shihej me një filaxhan me kafe turke në dorë, teksa në sy binin edhe thonjtë e kuq të këmbëve.  

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi rama me filxhan edi rama monika kryemadhi rama me filxhan

Sondazh

Poll