Bota

Rezultati i dobët në zgjedhje, dorëhiqet Zaev kryeministri i Maqedonisë së Veriut

31 Tetor 2021, 21:32 Nga DOSJA
Rezultati i dobët në zgjedhje, dorëhiqet Zaev kryeministri i

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Zaev në një konferencë për shtyp pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet lokale, të cilat i fitoi Opozita (VMRO-DPMNE). Në konferencën për media nga Shkupi, Zaev uroi kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet lokale.

“E marr përgjegjësinë mbi veten për mënyrën se si janë duke u zhvilluar politikat në vend, përfshirë edhe rezultatet në këto zgjedhje dhe jap dorëheqje nga kryeministrit dhe si lideri i LSDM-së. Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së,”- tha Zaev.

Partia e Zaev shënoi humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Opozita ka arritur të fitojë në shumicën e komunave, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Shkupin. “Lidhja Besa” ka fituar në Tetovë, ndërsa kryetarja aktuale Teuta Arifi ka pranuar humbjen. VMRO-DPMNE shpalli fitoren edhe në 15 komuna të tjera. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njoftoi fitoren në shtatë komuna. Lidhja Besa fitoi gjithashtu edhe në komunën e Zhelinës.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev dorehiqet zoran zaev zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll