Bota

Të shtëna me armë në një festë Halloween-i në Texas, vdes një person, 9 të plagosur

31 Tetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në një festë Halloween-i në

SHBA– Një person ka mbetur i vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një festë të Halloween në Texarkana, Teksas. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se viktima është 20 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.

Ndërsa të plagosurit janë dërguar në Qendrën Mjekësore Rajonale Wadley dhe në spitalin Christus St. Michael, tha policia. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë që e ka vjedhur, por ende nuk dihet se cili është ai.

“Motivi është ende i panjohur, hetimi paraprak tregon se mund të ketë qenë rezultat i ndonjë konflikti të mundshëm mes disa pjesëmarrësve në festë,”-tha policia.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota halloween texa\s vrasje per halloween halloween texa\s vrasje per halloween

Sondazh

Poll