Bota

VMRO kryeson Komunat në Maqedoninë e Veriut, nisin festimet me këngë e valle

31 Tetor 2021, 20:26 Nga DOSJA
VMRO kryeson Komunat në Maqedoninë e Veriut, nisin festimet me

MAQEDONI E VERIUT– Para selisë së VMRO-së kanë filluar festimet. Njerëz me këngë e valle kanë filluar festimet për fitoren e kësaj partie, ndërkohë që presin fjalimin e kryetarit të tyre Hristja Mickoski. Nga të dhënat e para të KSHZ-së duket qartë se VMRO-ja fiton bindshëm para LSDM-së. Në Manastir është duke prirë kandidati i VMRO-DPMNE-së, me kandidatin Toni Konjanovski me 51.21% duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Hristo Kondovski i cili tashmë ka 44.73%.

Edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit, Kiril Peçakov, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Faleminderit Ohër, fituam!” shkruan ai.

LAJMI KRYESOR: Balotazhi për zgjedhjet lokale! 1.3 milionë qytetarë votojnë në Maqedoninë e Veriut

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni vmro-dpmne zgjedhjet në maqedoninë e veriut vmro-dpmne zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll