Bota

Samiti i G20/ Liderët dështojnë në arritjen e objektivit të emetimeve neto zero

31 Tetor 2021, 19:01 Nga DOSJA
Samiti i G20/ Liderët dështojnë në arritjen e objektivit

SKOCI– Mbajtja e rritjes mesatare globale të temperaturës në 1.5 gradë celcius do të kërkojë veprime kuptimplota dhe efektive, sipas udhëheqësve e G20 në deklaratën e tyre përmbyllëse të samitit këtë të dielë. Udhëheqësit e ekonomive dominuese të botës mbeten të angazhuar për të mbajtur objektivin e vendosur në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015.

“Ne e pranojmë se ndikimet e ndryshimeve klimatike në 1.5 gradë celcius janë shumë më të ulëta se në 2 gradë Celsius. Mbajtja e 1.5 gradë Celcius brenda mundësive do të kërkojë veprime dhe angazhim kuptimplotë dhe efektiv nga të gjitha vendet. Rrugët e qarta kombëtare të cilat përafrojnë ambiciet afatgjata me qëllimet afatshkurtra dhe afatmesme do të jenë integrale së bashku me bashkëpunimin me sektorët financiarë dhe teknologjikë. Konsumimi dhe prodhimi i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm do të shërbejë si mundësues kritik, në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm“, thanë liderët.

Deklarata zbuloi se ata dështuan të gjenin një zgjidhje për angazhimin e tyre në objektivat kyçe të klimës, siç është zotimi për emetime neto zero. Në vend të kësaj ata pranuan rëndësinë kryesore të arritjes së emetimeve neto zero të gazeve serë ose neutralitetit të karbonit deri rreth mesit të shekullit. Udhëheqësit u zotuan të përfundonin dhënien e financave publike ndërkombëtare për prodhimin e ri të energjisë së qymyrit deri në fund të këtij viti, por nuk përmendën një afat kohor specifik për të gjithë heqjen graduale të energjisë së qymyrit si një burim energjie. Ata gjithashtu pranuan se emetimet e metanit përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në ndryshimin e klimës, por nuk arritën të shprehnin mbështetje për Betimin Global të Metanit, të cilin Australia ka refuzuar ta nënshkruajë. Vendet e G20-ës do të përpiqen të heqin gradualisht subvencionet për lëndët djegëse fosile në një afat të mesëm, të cilat inkurajojnë konsumin e kotë, shtohet në deklaratë.

Udhëheqësit megjithatë, pranuan se anëtarët e G20 mund të kontribuojnë ndjeshëm në reduktimin e emetimeve globale të gazeve serrë, duke thënë se ata u angazhuan në përputhje me zhvillimet më të fundit shkencore dhe me rrethanat kombëtare për të përditësuar Kontributet e tyre të Përcaktuara Kombëtare 2030 (NDC) aty ku është e nevojshme.

Burimi: CNN

LAJMI KRYESOR: Samiti COP në Glasgow/ Momenti i së vërtetës për ndryshimet klimatike (ZHVILLIMET)

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll