Bota

Samiti i G 20/ Ndryshimet klimatike dhe takimet intensive, çfarë pritet të ndodh sot

31 Tetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
Samiti i G 20/ Ndryshimet klimatike dhe takimet intensive, çfarë

ROMË- Ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit janë në krye të axhendës së Samitit të G20, i cili nisi ditën e djeshme dhe po vijon edhe sot në Romë. Kjo është hera e parë që liderët e G20 takohen ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë, por me mungesa. Presidenti, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk janë në Romë për samitin.

Pasi liderët e G20-ës kanë hedhur monedha në Fontana di Trevi në qendër të Romës, kanë vijuar me axhendën e tyre të takimeve. Biden është takuar me homologun e tij Erdogan, ku kanë biseduar në lidhje me raportet mes dy vendeve, ku u ripohua partneriteti i tyre strategjik. Biden në takimin me Erdogan bëri thirrje për rëndësinë e institucioneve demokratike, ndërkohë që shtoi se posedimi i raketave ruse S-400 nga Turqia është shqetësuese.

Në lidhje me ekonominë, foli Kryeministri italian Mario Draghi, i cili theksoi nevojën e kalimit të ekonomisë në shtigje të sigurta, pasi sipas tij çdo vonesë për ta bërë këtë do të shoqërohet me pasoja të mëdha, për ekonominë.

Princi i Uellsit Charles u bëri thirrje të gjithë liderve të G20-ës që në samitin e COP26 për klimën, fjalët e bukura që kanë thënë t’i kthejnë në veprime edhe më të bukura. Sipas Princit, ky samit është shanci i fundit që të merren vendime për të ndryshuar klimën dhe përmirsuar jetesën në botë.

Ditën e sotme gjatë samitit të G20 presidenti turk Erdogan dhe ai i SHBA-ve, Biden, mbajtën bisedime për përmirësimin e marrdhënieve mes dy vendeve. Presidenti turk pati gjithashtu një takim me homologun e tij francez Macron, i cili zgjati rreth 50 minuta. Presdienti i COP26, Alok Sharma, njoftoi se marrëveshja për të mbajtur brenda objektivit të ngohjes maskimale prej 1.5 gradësh u mbyll, si dhe u konfirmua fondi prej 100 miliardë dollarësh në ndihmë të vendeve në zhvillim.  Presidenti Biden gjatë fjalimit të tij kritikoi Rusinë dhe Kinën për mos angazhimin e liderëve përkatës në samit.

Në samitin që u mbajt ditën e djeshme u diskutua në lidhje me pabarazitë e shpërndarjes së vaksinave, me sfidat globale siç është ndryshimet klimatike. Udhëheqësit e G20 gjithashtu miratuan një normë tatimore minimale globale të taksës së korporatave gjatë sesionit të parë të samitit. Çdo komb individual duhet të kalojë versionin e tij të taksës dhe mund të duhet pak kohë për t’u zbatuar në mbarë botën.

Një marrëveshje bërthamore me Iranin mund të rivendoset shpejt , thanë liderët e SHBA-së dhe Evropës. Udhëheqësit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë thanë në një deklaratë të përbashkët të shtunën se ata janë të bindur se është e mundur të arrihet dhe zbatohet shpejt një mirëkuptim për kthimin në pajtueshmëri të plotë” për marrëveshjen bërthamore të Iranit pas ngecjes së bisedimeve gjatë verës. në samitin e mbajtur ditën e djeshme nuk munguan as protestat, ndaj ndryshimeve klimatike si dhe kundër mbledhjes së samitit të G20.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Samiti i G20/ Liderët dështojnë në arritjen e objektivit të emetimeve neto zero

Blinken takim Wang Yi, bisedime për parandalimin e konfliktit mes Kinës dhe SHBA

Takim 50 minutësh mes Erdogan dhe Macron, nuk dihet ende për çfarë kanë diskutuar

Samiti i G20/ Mbyllet marrëveshja, 100 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

Samiti i G20/ Erdogan dhe Biden bisedime për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe

Samiti i G20/ Protesta të shumta në Itali ndaj ndryshimeve klimaterike

Samiti i G20/ Franca dhe Anglia përpiqen të ulin tensionet për grindjen e peshkimit

Ndryshimi klimatik/ Princi Charles: Fjalët e bukura duhet t’i kthejmë në veprime

Samiti i G20/ Draghi: Duhet të kalojmë ekonominë në shtigje të qendrueshme

Samiti i G20/ Biden takohet me Erdogan: Raketat ruse S-400 janë shqetësim

Samiti i G20/ Liderët hedhin monedhën në Fontana di Trevi

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota samiti i g20 ne rome samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll