Bota

Samiti COP/ Liderët e G-20 s’bëjnë premtime për ndryshimin e klimës (ZHVILLIMET)

31 Tetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Samiti COP/ Liderët e G-20 s’bëjnë premtime për

SKOCI- Dita e dytë e samitit që u mbajt nga Kombet e Bashkuara zhvillua në qytetin e Skocisë, Glasgow. Dita e dytë e samitit kishte në diskutim ndryshimet klimatike. Delegatë nga rreth 200 vende ishin në Glasgow për të diskutuar se si do të ulin emetimet deri në vitin 2030 dhe do të ndihmojnë planetin. Udhëheqësit e ekonomive dominuese të botës mbeten të angazhuar për të mbajtur objektivin e vendosur në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015.

Por, mbajtja e rritjes mesatare globale të temperaturës në 1.5 gradë celcius do të kërkojë veprime kuptimplota dhe efektive, sipas udhëheqësve e G20 në deklaratën e tyre përmbyllëse të samitit këtë të dielë.

Deklarata e përbashkët zbuloi se ata dështuan të gjenin një zgjidhje për angazhimin e tyre në objektivat kyçe të klimës, siç është zotimi për emetime neto zero. Në vend të kësaj ata pranuan rëndësinë kryesore të arritjes së emetimeve neto zero të gazeve serë ose neutralitetit të karbonit deri rreth mesit të shekullit. Udhëheqësit u zotuan të përfundonin dhënien e financave publike ndërkombëtare për prodhimin e ri të energjisë së qymyrit deri në fund të këtij viti, por nuk përmendën një afat kohor specifik për të gjithë heqjen graduale të energjisë së qymyrit si një burim energjie.

Ata gjithashtu pranuan se emetimet e metanit përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në ndryshimin e klimës, por nuk arritën të shprehnin mbështetje për Betimin Global të Metanit, të cilin Australia ka refuzuar ta nënshkruajë. Vendet e G20-ës do të përpiqen të heqin gradualisht subvencionet për lëndët djegëse fosile në një afat të mesëm, të cilat inkurajojnë konsumin e kotë, shtohet në deklaratë. Udhëheqësit megjithatë, pranuan se anëtarët e G20 mund të kontribuojnë ndjeshëm në reduktimin e emetimeve globale të gazeve serrë, duke thënë se ata u angazhuan në përputhje me zhvillimet më të fundit shkencore dhe me rrethanat kombëtare për të përditësuar Kontributet e tyre të Përcaktuara Kombëtare 2030 (NDC) aty ku është e nevojshme.

Me ngrohjen e botës për shkak të emetimeve të karburanteve fosile të shkaktuara nga njerëzit, shkencëtarët paralajmërojnë se nevojitet veprim urgjent për të shmangur një katastrofë klimatike.  Mbledhja e Kombeve të Bashkuara është një nga samitet më të mëdha që Mbretëria e Bashkuar ka pritur ndonjëherë, dhe u shty për një vit për shkak të pandemisë. COP do të thotë ‘konferenca e palëve’ dhe është konferenca e 26-të e tillë. Samiti pritet të nisë në orët e vona të mbrëmjes së të dieljës. E diela është kryesisht një ditë hapjeje ceremoniale, me fjalime të ndryshme nga njerëz duke përfshirë Abdulla Shahid, presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Ministrin e Jashtëm të Maldiveve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Samiti i G20/ Liderët dështojnë në arritjen e objektivit të emetimeve neto zero

A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët: Ngrohjes globale?

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll