Aktualitet

‘Mbyllën sytë’ para kanabisit, procedohet shefi i komisariatit në Përmet

31 Tetor 2021, 17:37 Nga DOSJA
‘Mbyllën sytë’ para kanabisit, procedohet shefi i

PËRMET– Shefi i Komisariatit të Përmetit Petrit Gjokaza bashkë me ish-shefin e krimeve të të njëjtit komisariat Shpëtim Makashi e specialistë policie të zonës janë porceduar penalisht.

Mësohet se procedimet janë regjistruar pasditen e sotme, pasi zyrtarët e policisë dhe ish-zyrtarët dyshohet se janë të implikuar në kultivimin e një parcele me kanabis në Përmet.

Parcela është pikasur nga Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) dhe duke parë që nga efektivët nuk është ndërmarrë asnjë masë, ka nisur aksioni për procedimin e zyrtarëve. Gjithsesi nga ana e SHÇBA-ve nuk ka ende një njoftim në lidhje me këtë aksion.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i shcba ne permet permet petrit gjokaza procedohet shefi i komisariatit permet shpëtim makashi aksioni i shcba ne permet permet petrit gjokaza procedohet shefi i komisariatit permet shpëtim makashi

Sondazh

Poll