Aktualitet

Aksident me vdekje në Tapizë, shkaktari largohet nga vendi i ngjarjes

31 Tetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Tapizë, shkaktari largohet nga vendi i ngjarjes

KRUJË– Një qytetar i identifikuar si Isuf Mjekra është aksidentuar për vdekje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Tapizë.

Sipas njoftimit të policisë një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur Mjekrën në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën dhe e ka lënë pa shenja jete në asphalt. Drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi nga Policia e Krujës

Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili  ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne tapize kruje tapizë aksident me vdekje ne tapize kruje tapizë

Sondazh

Poll