Aktualitet

Familjarët çojnë të vdekur 75-vjeçarin në spital: Ra nga kali

31 Tetor 2021, 19:02 Nga DOSJA
Familjarët çojnë të vdekur 75-vjeçarin në

PRRENJAS– Një 75-vjeçar me inicialet R. B., banues në fshatiun Homçan, Pogradec, është dërguar në spital pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se familjarët e 75-vjeçarit kanë deklaruar në polici se personi në fjalë ishte rrëzuar nga kali. Pas aksidentit, familjarët e kanë dërguar në spital, por siç duket, 75-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 75 vjecari bie nga kali pogradec 75 vjecari bie nga kali pogradec

Sondazh

Poll