Aktualitet

Përplasen dy makina në Shijak, plagosen 4 persona

31 Tetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Përplasen dy makina në Shijak, plagosen 4 persona

SHIJAK– Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Hardhishte. Sipas njoftimit të policisë, është është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese O. Ç..

Për pasojë është plagosur kjo e fundit bashkë me tre pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”. Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shijak aksident ne shijak

Sondazh

Poll