Aktualitet

MSH: 8 viktima dhe 413 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

31 Tetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
MSH: 8 viktima dhe 413 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

TIRANË– Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 2 mijë e 115 testime, 413 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Aktualisht janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 341 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi zyrtar:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,115 testime, 413 qytetarë të infektuar, 8 humbje jete dhe 341 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.

Janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 413

Të shëruar në 24 orë 341

Të shtruar në spitale 163

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2,115

Testime totale 1,306,337

Raste pozitive 185,300

Raste të shëruara 174,620

Raste Aktive 7,756

Humbje jete 2,924

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,896

Fier 882

Durrës 614

Shkodër 513

Elbasan 359

Vlorë 351

Gjirokastër 285

Berat 256

Korçë 195

Lezhë 193

Kukës 127

Dibër 85

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll