Aktualitet

Prokurorja e SPAK shfaqet me maskë për Halloween në studio televizive, s’i del zëri

31 Tetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Prokurorja e SPAK shfaqet me maskë për Halloween në studio

TIRANË– Një prokurore e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është bërë pjesë e spektaklit “T’ka mami Yll” mbrëmjen e sotme. Me një maskë të vendosur në fytyrë, ajo është futur në studio dhe ka përqafuar djalin e saj, Enisi, i cili garon me fëmijët e tjerë në këtë spektakël të transmetuar në “Abcnews”.

Gazetari Elton Qyno, në një postim në Facebook shkruan se prokurorja në fjalë është oficere e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por pa i bërë emrin publik. Këtë shfaqje të prokurores me maskë, Qyno e konsideron një shoë për të përcjellë mesazhin se SPAK është i pacënueshëm kur në fakt është totalisht e kundërta sipas tij.

“SPAK-u, SPAK-u, është kthyer si gogoli te “Karnavalet e Korçës” Po hiq maskën, o prokurore apo medemek oficere e BKH-së, se tromakse djalin tënd e jo më fëmijët tanë, nëpër shtëpia. Sapo pamë këtë s’kenë televizive, tre-katër herë ngeli duke më pyet çuni se kush është SPAK-u? Ja pra kush eshtë SPAK-u. Gogoli, i paprekshmi, i padepërtueshmi, qesharaku, kllouni qesharak, maskisti, ndikuesi dhe televizive. Mirë që me të drejtë apo pa të drejtë, po kapni lloj e sorollop fukarai e gjynafqari e pseudo zyrtari, por tani po terorizoni kasabanë duke u shfaqur dhe me maska në televizione. Shkoni bëni ndonjë punë që Shqiptarët dhe ndërkombëtar, sidomos Amerikanët t’ju heqin kapelen, se ende jeni duke punuar me dosjet e Krimeve të Rënda. Ndërtoni ndonjë dosje vetë, e çoni ndonjë peshk të madh në tavolinën e gjykatës, e mos dilni kështu me maska në media sikur të ishit mbi tokësorë. Boll u frytë se jemi të SPAK-ut, jemi të SPAK-ut, e s’duhet të na shohë e të na flasë kush, se vetë ju përmes asaj maskës, keni bërë mjaft ujdira e marëveshje me politikanë e anëtarë të Grupeve kriminale në Vend. Boll këtë shfaqe me maska, se nuk ua ka njeri borxh o jashtëtokësorë. Ndaj që hiqni maskat dhe zbrisni me këmbë në tokë dhe bëni ndonjë punë për hir të këtij vendi dhe qytetarëve që ju superpaguajnë. Shfaqja me maskë dhe oboboja se jemi të SPAK-ut, në fakt ju bën më të cënueshëm dhe më qesharakë. Ai është një spektakël televiziv për fëmijët, që zonja prokurore, oficere apo medemek sekretare, të sillet si qytetare pa maskë dhe pa megalomaninë se qënka tek SPAK-u dhe se medemek po heton bomberat e krimit Shqiptar dhe zyrtarët e lartë të korruptuar të administratës. Ehu, po ti kesh në dorë këta zotërinjtë dhe ti hetosh, ske kohë të hash bukë e të pish ujë, dhe jo më të kesh kohë të vërdallisesh nëpër spektakle televizive. SPAK, është një planet tjetër. Si një UFO, që vjen nga lart me maska dhe shashstis dynjanë,”- shkruan Qyno. 

Vetë djali i prokurores në fjalë është përlotur në studio, pasi ndryshe nga fëmijët e tjerë ai ka rrëfyer se udhëtimin e tij do ta bëjë i vetëm, pasi e ëma punon në SPAK e s’do të mund të dalë ndonjëherë publikisht me të. Ai ka shtuar se e ëma gjatë kësaj kohe është në procesin e Vettingut. Cila është vallë prokurorja në fjalë?

Momenti i futjes së prokurores në studio:

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet prokurorja e spak me maske tka mami yll prokurorja e spak me maske tka mami yll

Sondazh

Poll