Aktualitet

Shqiptari përplas për vdekje 47-vjeçarin në Greqi, arratiset nga vendi i ngjarjes

31 Tetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Shqiptari përplas për vdekje 47-vjeçarin në Greqi,

GREQI– Një 47-vjeçar që punonte si shpërndarës picash ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Selanik të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 47-vjeçari ishte në punë si gjithmonë dhe po dërgonte një porosi në momentin që një makinë e përplasi anash.

Mjeti drejtohej nga një 21-vjeçar shqiptar, i cili sapo aksidentoi burrin me motor u largua nga vendi i ngjarjes. 47-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ndërsa shqiptari u vu në pranga disa orë pas shpalljes së ij në kërkim.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në greqi greqi shqiptari perplas grekun aksident në greqi greqi shqiptari perplas grekun

Sondazh

Poll