Bota

Nis shpërndarja e vaksinës COVID-19 për fëmijët në SHBA

31 Tetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Nis shpërndarja e vaksinës COVID-19 për fëmijët në

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar shprëndarjen e dozave të vaksinës së koronavirusit për fëmijët e moshës 5 deri ne 11-vjeç. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi të premten vaksinën e Pfizer Inc dhe BioNTech, duke e bërë atë vaksinën e parë COVID-19 për fëmijët e vegjël në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tashmë ka nisur shpërdarjen e shisheve pediatrike të vaksinës në farmaci, zyrat e pediatërve dhe në vendet e tjera ku mund të administrohen vaksinat. Vendimi i FDA-së pritet të vërë në dispozicion vaksinën për 28 milionë fëmijë amerikanë.

Ky vendim vjen pasi paneli i këshilltarëve të rregullatorit votuan me shumicë dërrmuese për të rekomanduar autorizimin të martën.

FDA autorizoi një dozë 10 mikrogramë të vaksinës Pfizer tek fëmijët e vegjël, më e ulët se 30 mikrogramët në vaksinën origjinale për ata të moshës 12 vjeç e lart.
Këshilltarët në panelin e FDA-së thanë se një dozë më e ulët mund të ndihmojë në zbutjen e disa prej efekteve anësore të rralla.

Rregullatori tha të Premten se përfitimet e njohura dhe të mundshme të vaksinës Pfizer tek individët e moshës 5 deri në 11 vjeç i tejkalojnë rreziqet. Për vaksinat pediatrike, FDA ka autorizuar një version të ri të vaksinës, i cili i lejon ato të ruhen në frigorifer deri në 10 javë.

“ Ne shpresojmë që ndërsa njerëzit shohin fëmijët duke u vaksinuar, të mbrojtur dhe të aftë për të marrë pjesë në aktivitete pa shqetësim, sa më shumë njerëz do t’i vaksinojnë fëmijët e tyre”, tha në një konferencë shtypi ushtruesi i detyrës së komisionerit të FDA, Dr. Janet ëoodcock.

Pfizer dhe BioNTech thanë se vaksina e tyre tregoi 90.7% efikasitet kundër koronavirusit në një provë klinike të fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç.

Burimi: Reuters

(s.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid shba vaksinimi i femijeve covid shba vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll