Bota

Zgjedhjet/ Rezultatet fillestare duhet të shpallen në një afat prej 12 orësh

31 Tetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Rezultatet fillestare duhet të shpallen në një afat

SHKUP- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale të marra në mënyrë elektronike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në mënyrë të njëpasnjëshme në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve. Alsat.mk shkruan se Komisionet Komunale të Zgjedhjeve duhet të shpallin rezultatet fillestare të zgjedhjeve në afat prej 7 orësh pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhorë dhe tabela e shpalljeve në komuna dhe të shpallen në media.

Ndërkohë që Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit në afat prej 10 orëve pas zgjedhjeve i shpallë rezultatet fillestare të zgjedhjeve për anëtarë të këshillit, përkatësisht për kryetar komune. Zgjedhjet për kryetarë komunash në njësitë e vetëqeverisjes vendore zhvillohen sipas modelit zgjedhor mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për anëtarë të këshillit sipas modelit proporcional, në një rreth.

LAJMI KRYESOR: Balotazhi për zgjedhjet lokale! 1.3 milionë qytetarë votojnë në Maqedoninë e Veriut

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kshz zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut kshz zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll