Bota

Samiti i G20/ Liderët hedhin monedhën në Fontana di Trevi

31 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Samiti i G20/ Liderët hedhin monedhën në Fontana di Trevi

ITALI– Drejtuesit e G20-ës hodhën ditën e sotme monedhën në Fontana di Trevi, në qendër të Romës. Ata shoqërohen nga një grup i madh policësh, kameramanësh dhe fotografësh, ndërsa helikopterët fluturojnë mbi zonë.

Klima dhe zhvillimi i qëndrueshëm do të jenë në qendër të agjendës së ditës së dytë të G20 në Romë sot. Programi hapet mëngjesin e sotëm me një shëtitje nga drejtuesit në Shatërvanin Trevi. Në orën 10.30 pritet mbërritja në Nuvola di Fuksas, ku do te mbahet një aktivitet me temë “Roli i sektorit privat në luftën kundër ndryshimeve klimatike, në prani të Princit Charles të Anglisë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota samiti g20 ne itali samiti per ndryshimet klimatike samiti g20 ne itali samiti per ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll