Bota

Alec Baldwin thyen heshtjen pas krimit: Ajo ishte shoqja ime

31 Tetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Alec Baldwin thyen heshtjen pas krimit: Ajo ishte shoqja ime

SHBA– Alec Baldwin ka folur në publik për herë të parë që kur vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e një filmi, duke thënë se ajo ishte shoqja e tij. Duke folur për gazetarët, aktori tha se do të ishte në favor të kufizimit të përdorimit të armëve të zjarrit në të ardhmen në prodhimet filmike për të mbrojtur sigurinë e njerëzve.

Hutchins, 42 vjeçe, u qëllua në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin amerikan të New Mexico, kur Baldwin qëlloi pa e ditur me një armë të mbushur me një plumb të vërtetë. Regjisori i filmit, Joel Souza, u plagos në shpatull.

“Ajo ishte shoqja ime. Ditën që mbërrita në Santa Fe dhe fillova të xhiroja, e çova në darkë me Joelin. Ne ishim një ekip shumë, shumë i mirë, duke xhiruar një film së bashku dhe më pas ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme. Një përpjekje e vazhdueshme për të kufizuar përdorimin e armëve të zjarrit në sete filmike është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht i interesuar”, shtoi ai.

Baldwin qëlloi për vdekje drejtoren e fotografisë, Halyna Hutchins si dhe la të plagosur regjizorin, Joel Souza. Ngjarja ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, në të cilin Baldwin duhej të përdorte një armë, që supozohej të ishte ‘lodër’ për rolin e tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alec baldwin tragjedia ne filmin rust alec baldwin tragjedia ne filmin rust

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...