Bota

Bëri 22 vite burg pa bërë asnjë krim/ 51-vjeçari dëmshpërblehet me 25 milion dollarë

31 Tetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Bëri 22 vite burg pa bërë asnjë krim/ 51-vjeçari

SHBA- Gjykata amerikane ka dëmshpërblyer me 25 milionë dollarë Eddie Bolden nga Chicago pasi u dënua me 22 vite burg për një krim që nuk e kreu kurrë. Eddie Bolden u lirua pasi gjykata e apelit zbuloi se avokati i tij kishte qenë i paaftë duke mos thirrur dëshmitarët që e panë atë brenda restorantit, sipas Chicago Suntimes. Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut Cook e hodhi poshtë çështjen në vend që ta nxirrte Bolden në gjyq përsëri dhe atij iu dha një certifikatë pafajësie, duke i ofruar pagesën e shtetit për kohën e qëndrimit në burg. Gjatë asaj kohe avokatët e qytetit dhe detektivët argumentuan në gjyqit federal se gjyqi penal i Bolden ishte i drejtë dhe se ai ishte fajtor për vrasjet e vitit 1994.

Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja. Bolden ishte i vetmi person nga lista e policisë që përputhej me përshkrimin fizik të dhënë nga një dëshmitar dhe se detektivët injoruan provat e tjera kryesore.

Juristët kërkuan gjithashtu edhe për dy detektivët e mbijetuar të policisë të paguanin 100,000 dollarë si dëmshpërblim. Duke qëndruar me avokatët e tij në hollin e gjykatës amerikane pas vendimit të jurisë, 51-vjeçari Bolden u përlot ndërsa tha se mezi gjente fjalë për të përshkruar atë që ndjente.

“Më në fund. Është gjithçka që mund të them tani,” tha ai.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota chicago eddie bolden chicago eddie bolden

Sondazh

Poll