Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Deri në orën 9:00 kanë votuar 5.24 %

31 Tetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, KSHZ: Deri në orën 9:00

SHKUP- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po vijojnë te qeta deri më tani. Alsat.mk shkruan se deri në oren 9:00 kanë votuar 5.25% e njerëzve. Ndërkohë që kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski u shpreh se deri më tani kishte vetëm disa probleme të vogla teknike në disa vendvotime në të gjithë vendin.

“Kemi informacione se në disa komuna disa vendvotime nuk janë hapur me kohë. Në parim, disa çështje teknike u zgjidhën. Në Shkup disa vende, një në Kisella Vodë, një vend në Karposh, dy vende në Saraj dhe në Qendër. Ndërsa në Maqedoni ka pasur 3 vende në Zletovë, Makedonski Brod, Labunishtë, kryesisht për arsye teknike. “Arsyeja kryesore ka qenë se kartat e memories nuk kanë punuar, kështu që janë ndërruar, në disa vende kanë qenë softuer”, tha Dashtevski.

LAJMI KRYESOR: Balotazhi për zgjedhjet lokale! 1.3 milionë qytetarë votojnë në Maqedoninë e Veriut

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksandar dashtevski zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut aleksandar dashtevski zgjedhjet lokale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...