Bota

Samiti i G20/ Biden takohet me Erdogan: Raketat ruse S-400 janë shqetësim

31 Tetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Samiti i G20/ Biden takohet me Erdogan: Raketat ruse S-400 janë

ROMË- Presidenti i SHBA-së Joe Biden është takuar ditën e sotme me homologun e tij turk Rexhep tajip Erdogan në Samitin e G20. Cnn shkruan se Biden në takimin e Erdogan ngriti shqetësimet për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia.

“Presidenti Biden ripohoi partneritetin tonë të mbrojtjes dhe rëndësinë e Turqisë si një aleat i NATO-s, por vuri në dukje shqetësimet e SHBA për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligji për paqe dhe prosperitet”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Blerja e sistemit S-400 nga Turqia ka qenë një pikë pengese në marrëdhëniet midis dy vendeve për vite me radhë. Ngarkesa e parë e sistemit  S-400  u ul në Ankara në korrik 2019. Pentagoni ndaloi dërgimin e pajisjeve të avionëve F-35 në Turqi në prill 2019, për shkak të vendimit të tyre për të blerë sistemin e prodhuar nga Rusia.

LAJMI KRYESOR: Samiti i G 20/ Ndryshimet klimatike dhe takimet intensive, çfarë pritet të ndodh sot

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden rexhep tajip erdogan samiti i g20 ne rome joe biden rexhep tajip erdogan samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll