Bota

Gledis Nano shkon në Kosovë, takohet me homologun Mehmeti

30 Tetor 2021, 20:16 Nga DOSJA
Gledis Nano shkon në Kosovë, takohet me homologun Mehmeti

PRISHTINË– Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në një takim homologun e tij shqiptar, Gledis Nano gjatë ditës së djeshme.

Delegacioni nga Shqipëria në krye me kryepolicin Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku edhe u takuan me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Sipas informacioneve të bëra me dije, takimi mes palëve ishte i karakterit informues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve. Në fund, palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale dhe krimit të organizuar.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni gledis nano kosove samedin mehmeti gledis nano kosove samedin mehmeti

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...