Bota

Grenell për marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Marrëveshja e Washington ngeci, faji i Biden

30 Tetor 2021, 18:59 Nga DOSJA
Grenell për marrëdhëniet Kosovë-Serbi: Marrëveshja e

SHBA –  Ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka dhënë një një intervistë ku ka folur edhe për Marrëveshjen e Washingtonit dhe për suksesin në implementimin e saj. Grenell ka thënë për  “Kash’s Corner”, se marrëveshja e firmosur në Washington nga Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Ish-emisari amerikan ka përmendur si të suksesshme një nga pikat e kësaj marrëveshje, atë për moratoriumin një vjeçar, që Kosova të mos kërkonte njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe që Serbia të ndalte fushatën e çnjohjeve.  Ai ka thënë se asnjë prej palëve s’ka dashur një pikë të tillë në marrëveshje, por që falë Trumpit ishte arritur të tejkalohej dhe të dyja vendet të shikonin nga e ardhmja. Sipas tij, Kosova e Serbia e kanë respektuar një pikë të tillë të marrëveshjes për një vit.

“Ajo absolutisht zgjati për një vit. Dhe tashmë në fund të këtij viti kur është bërë një vit, të dy vendet janë duke vazhduar me fushatën për njohje dhe për çnjohje”, ka thënë Grenell në këtë intervistë.

Grenell nuk i ka kursyer kritikat ndaj administratës së Joe Biden, duke thënë se sipas tij ai nuk ka bërë përpjekje të forta për të vazhduar implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Richard Grenell thotë se Marrëveshja e Washingtonit përmendet në aspekt pozitiv nga ambasadorët në dy vendet, por thotë se nuk ka veprime që një gjë e tillë të shkojë më tej.

“Unë mund t’iu them se nga bisedat që kam pasur me të dy palët, askush nga administrate e Biden s’i ka kontaktuar për të kërkuar zgjatjen e moratoriumit për njohje. Ata e mbajnë si pjesë të politikës, që nënkupton se ambasadorët në këto vende flasin për të në mënyrë pozitive, duke thënë se kjo është ajo çfarë duhet të bëni, ta vazhdoni implementimin. Por s’ka “muskuj” prapa kësaj, s’ka Shtëpi të Bardhë, s’ka emisar presidencial, dhe sekretari i Shtetit as që mendon për të “, ka thënë ai.

Grenell thotë në fund se ai vetë është duke bërë përpjekje që të kërkojë implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe se mban vazhdimisht kontakte me liderët e rajonit.

“Unë po bëj çfarë mundem nga jashtë për të shtyrë përpara implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Unë flas me liderët e rajonit në mënyrë konstante dhe ata janë të etur për lidership amerikan”, ka përfunduar ish-i dërguari i Donald Trump.

Marrëveshja e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë u arrit në 4 shtator të vitit 2020. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë një marrëveshje për Normalizimin Ekonomik. Marrëveshja pason diskutimet ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë që u zhvilluan më 3 shtator në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, dhe të dërguarit të Posaçëm të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Me këtë marreveshje, Kosova ka rënë dakord që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, ka rënë dakord që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota richard grene richard grene

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...