Politike

Shkarkimi i Metës/ PS-ja dhe opozita e re mbledhin 55 firma, sot depozitohet kërkesa në Kuvend

14 Qershor 2019, 07:06 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës/ PS-ja dhe opozita e re mbledhin 55 firma, sot

Tiranë- Ditën e djeshme parlamenti miratoi rezolutën për shkarkimin e Metës me 100 vota pro.  Por PS bashkë me opozitën e re kanë marrë një hap tjetër, pasi janë mbledhur 55 firma për të kërkuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, pasi shumica e akuzon se shkeli Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.

Theksojmë se për procedurat e shkarkimit mjaftojnë 35 firma që kërkesa të depozitohet në parlament, por PS-ja ka mbledhur më shumë dhe këtë kërkesë do ja depozitojë sot në Kuvend.

Që të bëhet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nga detyra është një procedurë e cila kalon në 5 faza.

Etapa e parë është kërkesa ndaj parlamentit ku kërkohen firmat një e katërtës të së gjithë anëtarëve të Kuvendit. Kërkesa duhet të paraqitet me shkrim te Kryetari i Kuvendit dhe të përmbajë në mënyrë të motivuar dhe konkrete shkeljen e rëndë të Kushtetutës ose kryerjen e një krimi të rëndë.

Etapa e dytë është shqyrtimi i kësaj kërkese nga Komisioni i Ligjeve. Pasi Komisioni i Ligjeve harton raportin, ai votohet nga Kuvendi në seancë plenare.

Etapa e tretë është pas shqyrtimit nga komisioni i ligjeve ngrihet Komisioni Hetimor.
Kështu në rast se “Ligjet” propozojnë vazhdimin e procedurës së shkarkimit dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor ndaj presidentit, kjo duhet të miratohet nga Parlamenti, pa u specifikuar numri i votave, pra me shumicë të thjeshtë.  Nëse kjo procedurë kalon me sukses brenda dy ditëve ngrihet komision hetimor për këtë çështje. Ky komision dëgjon argumentet e Presidentit dhe në përfundim të hetimit, duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e tij.

Etapa e katërt është, pasi përfundojnë të gjitha etapat e mësipërme arrihet në votim në seancën plenare, ku do të duhen të votojnë pro shkarkimit 2/3 e deputetëve, pra 94 vota.

Etapa e pestë është Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të miratojë shkarkimin e presidentit.  “Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit brenda 5 ditëve nga marrja e tij”. Pra pas kësaj procedure jo aq të shkurtër si nga ana procedurale edhe kohore, vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 55 firmat e socialistëve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve 55 firmat e socialistëve ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll