Politike

Rama vazhdon fushatën: Metës s’i përgjigjemi me paligjshmëri, Basha gaboi me lobimin, pastrim parash

14 Qershor 2019, 07:56 Nga DOSJA
Rama vazhdon fushatën: Metës s’i përgjigjemi me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një takim me banorë dhe funksionar të Njësisë 11 në Tiranë për të dhënë disa deklarata politike. Krah Erion Veliajt dhe Ulsi Manjës, Rama komentoi rezolutën e Kuvendit në lidhje me dekretin e Metës.

Ishte një banor që pyeti Ramën në lidhje me çështjen e dekretit. Kryeministri në fillim hezitoi që të fliste duke thënë se ishte me Manjës dhe ai është kompent për të folur për këtë çështje, ndërsa më pas tha se Presidentit nuk do t’i përgjigjeshin me paligjshmëri.

Por Manja nuk ishte i të njëjtit qëndrim, pasi tha se të hënën dot filloj procedura për shkarkimin e Metës. Por Rama gjatë takimit reagoi dhe për thirrjen ne Prokurori të Lulzim Bashës, duke kërkuar informacion për çështjen se nuk ishte në dijeni.

Pasi Manja dhe Veliaj shpjeguan çfarë kishte ndodhur, Rama tha se Basha ka gabuar shumë rëndë dhe shtoi se kontratat e lobimit të PS në SHBA janë pastrim i pastër parash.

Ndërkohë që një batutë e pati dhe për Kryemadhi, duke thënë se  i kishte dalë sot në filxhan që do kishte zgjedhje në 30 qershor. Por nuk la pa përmendur dhe Kujtim Gjuzin, duke thënë se për të ai ishte shkëlqesi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj ilir meta kujtim gjuzi lobimi i pd ne shba ps shkarkon metën edi rama erion veliaj ilir meta kujtim gjuzi lobimi i pd ne shba ps shkarkon metën

Sondazh

Poll