Politike

Kujtim Gjuzi realizon ëndrrën, replikë me Ramën: S’ka estradë Shkodre me mua Okej? Paralel Maliqi do fjalën, befason Ruçi: O zotëri, 2 minuta (REPLIKAT)

Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më parë për të replikuar me Ramën.Gjuzi ka thënë se nuk ka estradë dhe humor me të.

TIRANE- Replika të forta në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputeti konservator Kujtim Gjuzi, ka realizuar sot dëshirën e tij të shpallur disa kohë më parë për të replikuar me Ramën.

Gjuzi ka thënë se nuk ka estradë dhe humor me të. Në të njëjtën kohë, deputeti Lefter Maliqi kërkoi fjalën, por Ruçi iu turr duke i thënë se nuk ka të drejtë, pasi nuk është regjistruar për të marrë fjalën.

Rama është larguar në mes të këtij debati, ndërkohë që Ruçi ka debatuar edhe me Halit Valterin.

Replikat në Kuvend:

Kujtim Gjuzi: Ja ku janë dokumentet e mia të identifikimit. Ku e kam unë titullin lartmadhëri? Okej? E para, zoti KM nëse do të bisedosh me mua këtu, lojtarët rezervë merri çoji në burg. Nëse do të flasim seriozisht se është ditë serioze. Kemi qenë dhe në këshill bashkiak bashkë. S’ka estradë Shkodre këtu… Jo me mua.

Lefter Maliqi kërkon të marrë fjalën…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ruçi: O zotëri, mëso të respektosh rregulloresh. O zotëri, ik regjistrohu. Rri ulur aty.

Halit Valteri: Ti të bësh retorikë politike, s’ka. Ik çoji në kokërr të burgut ato që kanë bërë abuzime. S’të pengon njeri. Këtij si pëlqen e vërteta, ndajnë lekët bashkë. (Rama largohet nga Kuvendi).

Gramoz Ruçi: Fjalën e ke 2 minuta mor zotëri, kaq e përcakton rregullorja.

Ralf Gjoni: Kryeministri erdhi vonë dhe foli për koncesionet, ne jemi mbledhur për raportin e KE.

Ditën e sotme u mblodh Kuvendi, ku Kryeministri Edi Rama e përdori seancën e sotme për t’i bërë apel opozitës që të bashkojë zërin me mazhorancën për hir të negociatave me BE. Soreca i dorëzoi sot progres-raportin Ruçit dhe kërkoi që të bëhet më shumë punë për të bindur BE.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Kujtim Gjuzi realizon ëndrrën, replikë me Ramën: S’ka estradë Shkodre me mua Okej? Paralel Maliqi do fjalën, befason Ruçi: O zotëri, 2 minuta (REPLIKAT)

  1. Nuk thone kot mos i jep para dhe [pushtet fukarait se te qi nenen e baben,te shkel me kembet e palara prej vitesh

Shto Koment