Politike

Vezë dhe tymuese/ I bllokuan rrugën Ramës arrestohen 5 zyrtarët e PD-së në Librazhd, mes tyre ish-deputeti (Emrat)

14 Qershor 2019, 07:26 Nga DOSJA
Vezë dhe tymuese/ I bllokuan rrugën Ramës arrestohen 5

LIBRAZHD– 7 persona janë arrestuar ndërsa 16 të tjerë janë proceduar pasi një ditë më parë kanë organizuar një protestë për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit mbajti mitingun në këtë qytet.

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe 5 zyrtarë të Partisë Demokratike. Ata janë: kryetari i Degës së PD-së në Librazhd; Bujar Vreto, 48-vjeç, ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi 53-vjeç; sekretari i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32-vjeç; sekretari i PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni, 31-vjeç; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43-vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54-vjeç nga Librazhdi.

Ata akuzohen për tubim të paligjshëm dhe pengim të qarkullimit të makinave. 

Zyrtarët e PD-së janë pikasur nga pamjet filmike dhe më pas janë ndërmarrë masa për arrestimin e tyre. 

Njoftimi

23 të proceduar ndër ta 7 të arrestuar për protestën e paligjshme  të organizuar mbaditen e datës 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit

Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht:

– B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);

– A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD);

– A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi;

– E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);

– D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;

– L.O., 31 vjeç, nga Piskashi;

– B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi.

Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe për 16 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe proçedimi  i këtyre personave u bë pasi në datën 13.06.2019, rreth orës 18:00 këta shtetas janë grumbulluar në rrugën nacionale në hyrje të qytetit të Librazhdit tek kryqëzimi  i Përrenjasit dhe në vijim kanë tentuar që të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke penguar eskortën e Kryeministrit dhe kanë goditur eskortën me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike.

Materialet proçedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Policia ka filluar shoqërimet një ditë më parë, pasi eskorta e kryeministrit u qëllua me vezë teksa futej në Librazhd. Dje pasdite u shoqëruan kryedemokrati i Prrenjasit, Arjan Karriqi, dhe sekretari Leonard Ozuni.

Rama zhvilloi dje takimin e radhës në Librazhd në kuadër të fushatës elektorale. Ai u prit me protesta dhe incidente, ku dhjetëra demokratë kanë dalë në rrugën kryesore të këtij qyteti, dhe me thirrje “Rama ik!”, protestojnë kundër kreut të qeverisë.  Protestuesit ndezën edhe tymuese.

(F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arjan kariqi arrestohen 5 zyrtare te pd aurel bylykbashi bujar vreto erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze kryeministri rama ne librazhd leonard ozuni protesta ne librazhd arjan kariqi arrestohen 5 zyrtare te pd aurel bylykbashi bujar vreto erlind gurra eskorta e rames qellohet me veze kryeministri rama ne librazhd leonard ozuni protesta ne librazhd

Sondazh

Poll