Politike

Dosja 339/ Nuk përmbahet Mark Marku, sherr me ministren Gjonaj: Duheni larguar me gurë! Respekt zero për ju!

13 Qershor 2019, 20:45 Nga DOSJA
Dosja 339/ Nuk përmbahet Mark Marku, sherr me ministren Gjonaj: Duheni

Analisti Mark Marku është përplasur ashpër me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kjo e fundit u pyet nga drejtuesi i emisionit Opinion, pse “dosja 339” nuk është hetuar dhe prokuroria nuk flet për këtë dosje, që mund të çojë vendin përplasje civile.

Ministrja tha se prokuroria është e pavarur dhe se i takon asaj të flasë. Kjo deklaratë ka irrituar analistin i cili ka shpërthyer në akuza.

Mark Marku i tha ministres se si Etilda Gjonaj kishte respekt, por për postin që ajo mban gëzonte 0 respekt.

Po ashtu më herët analisti tha se kryeministri Rama do ta çojë vendim në luftë të fshijë krimet e tij.

Këta janë bërë aq arrogante sa duhen larguar me gurë.

Vijnë në studio e bëjnë arrogantin. Ju duheni shkulur me rrënjë se të vidhni, të vrisni, të fyeni dhe vini në studio na bëni arrogantin.

Më gurë e me armë duhet të shkuleni nga pushteti se na e keni sjellë në majë të hundës’

Marrë nga Opinion.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 etilda gjonaj mark marku dosja 339 etilda gjonaj mark marku

Sondazh

Poll