Bota

Samiti i G20 në Romë, udhëheqësit botërorë: Më shumë vaksina për vendet e varfra

30 Tetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Samiti i G20 në Romë, udhëheqësit botërorë:

ITALI– Ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit janë në krye të axhendës së Samitit të G20, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Romë. Kjo është hera e parë që liderët e G20 takohen ballë për ballë që nga fillimi i pandemisë, por me mungesa. Presidenti, Xi Jinping i Kinës dhe Vladimir Putin i Rusisë nuk janë në Romë për samitin, duke zgjedhur në vend të kësaj të paraqiten përmes video konferencës.

Në fjalën hyrëse, kryeministri italian, Mario Draghi shprehu nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve më të mëdha në botë.

“Bashkëpunimi shumëpalësh është përgjigja më e mirë për problemet me të cilat përballemi. Në një masë të madhe është zgjidhja e vetme. Duke filluar nga pandemia dhe duke përfunduar me një taksim të drejtë dhe të duhur. Të gjitha këto nuk mund t’i arrijmë të vetëm, kjo nuk është një zgjedhje e realizueshme”, -tha kryeministri italian.

Ndërkohë në një linjë mendimi ishin presidenti rus, Vladimir Puton dhe ai kinez, Xi Jinping të cilët kërkuan që të njihen reciprocikisht vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit. Takimi vjen mes paralajmërimeve më të shoeshta për të ardhmen nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të ulur emetimet. Grupi i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, vlerësohet të jetë përgjegjës për 80% të emetimeve në botë.

Më shumë se gjashtë miliardë doza të vaksinës Covid janë administruar në mbarë botën, megjithatë, një letër drejtuar kryeministrit italian Mario Draghi, i cili po pret G20, nga më shumë se 160 ish-liderë botërorë dhe figura globale, theksoi se vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë një dozë.

Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden do të bëjë presion që vendet të rrisin prodhimin e energjisë, mes çmimeve të larta, si dhe diskutimit të një plani për të parandaluar pandemitë e ardhshme. Grupi pritet gjithashtu të mbështesë një normë minimale globale tatimore të korporatës prej të paktën 15%, e cila mbështetet nga 140 vende në mbarë botën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PAMJET: Bashkëshortet e liderëve të G20 vizitojnë Koloseumin në Romë

Takimi i ‘sikletshëm’, Macron dhe Johnson të buzëqeshur pas tensioneve të fundit

U konsiderua i rëndësishëm, Putin dhe Jinping mungojnë në Samitin e G20

Pas Putin dhe presidenti kinez kërkon njohjen e vaksinave

Putin në Samit: Gjeni një zgjidhje për njohjen e certifikatave të vaksinimit

“Sekreti” i G20: Ç’fshihet pas fotove, mesazhi që duan të japin me KODIN E DA VINÇIT

‘Duhet bashkëpunim’, Draghi thirrje liderëve botërorë në hapje të Samitit G20

Samiti G20, liderët botërorë bëhen bashkë për foton zyrtare

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden mario draghi samiti i g20 ne rome joe biden mario draghi samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll