Bota

1 javë nga vrasja e kineastes, Alec Baldwin kalon kohë me familjen

30 Tetor 2021, 19:42 Nga DOSJA
1 javë nga vrasja e kineastes, Alec Baldwin kalon kohë me familjen

SHBA – Aktori amerikan Alec Baldwin po gjen ngushëllim tek familja e tij pas incidentit tragjik në të cilin ai vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit Rust .

Sipas People, Baldwin, 63 vjeç, është larguar nga New York City dhe po kalon kohë me gruan e tij, Hilaria , dhe gjashtë fëmijët e tyre: vajzat Carmen Gabriela 8, dhe María Lucía Victoria 6 muajshe, dhe djemtë Rafael Thomas , 6, Leonardo Ángel Charles , 4 vjeç, Romeo Alejandro David 3, dhe Eduardo “Edu” Pao Lucas 1 vjeç.

Një burim i afërt i Baldwin thotë se ai po kalon kohë me familjen dhe ka “gjetur rehati” tek ta pas të shtënave në xhirime.

“Alec dhe Hilaria u larguan nga qyteti dhe po qëndrojnë me fëmijët. Ata dalin herë pas here për të ngrënë darkë, por kryesisht përpiqen të mbrojnë privatësinë e fëmijëve dhe thjesht të kalojnë pak kohë së bashku si familje”, thotë burimi.

Burimi thotë se Alec vazhdon të jetë i pikëlluar nga ngjarjet tragjike të javës së kaluar, por ka gjetur ngushëllim duke qenë i rrethuar nga të dashurit e tij.

“Ai po përpiqet të përqendrojë vëmendjen e tij sa më mirë që të jetë i pranishëm për gruan dhe fëmijët e tij ndërsa punon për të tejkaluar këto trauma. Alec vazhdon të bashkëpunojë me zyrën e sherifit në hetimin e tyre“, tha burimi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota showbiz alec baldwin joel souza rust xhirimi i nje filmi alec baldwin joel souza rust xhirimi i nje filmi

Sondazh

Poll