Sport

“Për momentin jemi ekip normal”, Allegri “shuplakë” Juves: Fjalët janë të kota…

30 Tetor 2021, 19:57 Nga DOSJA
“Për momentin jemi ekip normal”, Allegri

TORINO-Dy gola të Simeones i dhanë një sukses të rëndësishëm Veronës ndaj Juventusit, duke u pozicionuar mbi këta të fundit në klasifikim dhe duke i shuar shpresat që kanë për titullin kampion. Trajneri i Juventusit, Max Allegri e pranon se skuadra nuk po kalon një moment të mirë, por kthesa do të vi shumë shpejt duke parë edhe cilësitë që zotëron ekipi.

“Kam pasur një mbledhje me ekipin, në këtë moment fjalët janë të kota. Duhet punuar. Jemi në një situatë të keqe në klasifikim. Duhet të pranojmë realitetin. Në këtë moment jemi një skuadër mesatare. Në një farë mënyre do të dalim nga kjo situatë. Të martën është e rëndësishmë të kalojmë fazën e grupeve në Champions. Nuk ja vlen të qahemi. Duhet të mendojmë për gjërat që duhet të bëjmë. Gjithcka do të rregullohet.”

Allegri më në fund pranon: “Ne menduam se ndoshta ishim më të mirë se ata. Në këtë moment nuk jemi, duhet të jemi të sinqertë, realistë dhe thjesht duhet të punojmë. Fatmirësisht kemi një ndeshje të rëndësishme të martën dhe kemi për ta përballuar atë në mënyrat më të mira”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri juventus allegri juventus

Sondazh

Poll