Bota

Von Cramon pas vizitës në Serbi: Partia e Vuçiç sulmon çdo zë kritik

30 Tetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
Von Cramon pas vizitës në Serbi: Partia e Vuçiç sulmon

SERBI- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pas vizitës së saj në Serbi ka konfirmuar se partia e presidentit, Aleksandër Vuçiç sulmon çdo zë kritik.

Këtë koment von Cramon e ka bërë në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, pas vizitës që zhvilloi në një fshat serb ku foli me banorët lokalë të cilët po e kundërshtojnë hapjen e një miniere të Litiumit.

Von Cramon u pyet lidhur me dokumentin e Komisionit Evropian i cili thotë se Presidenti Vuçiç ka premtuar përkrahje për projektin e minierës së Litiumit, ajo tha se ka qenë e mahnitur me atë që ka parë në Loznicë, vendi ku po tentohet të ndërtohet miniera.

Komuniteti lokal është me të drejt i frikësuar dhe e kuptoj plotësisht rezistencën e tyre. Pres transparencë të plotë të të gjitha palëve dhe do t’i hetoj të gjitha pretendimet e përmenduar në dokumentin e Komisionit Evropian dhe takimin e presidentit Vuçiç me kompaninë Rio Tinto. Qytetarët duhet të informohen dhe të përfshihen në tërë procesin sepse direkt i prek ata dhe të drejtat e tyre”, tha Von Cramon.

Gjatë vizitës së saj në Serbi, von Cramon është pritur nga një grup i simpatizantëve të presidentit Vuçiç të cilët kanë brohoritur para saj me fjalët “Kosova ëshë zemra e Serbisë” dhe “S’mund ta marrësh Kosovën nga ne”.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi viola von cramon aleksander vucic dialogu kosove-serbi viola von cramon

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...

Bota 30 Tetor 2021, 11:26

Studimi, zbulohet si zhvillohet Alzaimeri në tru

SHBA- Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.Shkencëtarët...