Bota

Ministri boshnjak: BH, Mali i Zi dhe Shqipëria pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane

30 Tetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Ministri boshnjak: BH, Mali i Zi dhe Shqipëria pjesë e

SARAJEVË – Ministri i Transportit dhe Komunikimit i Bosnjë dhe Herzegovinës, Vojin Mitroviç tha ditën e sotme se Mali i Zi, Shqipëria dhe Bonje Herzegovina duhet të lidhen me njëra-tjetrën me anë të një sistemi hekurudhor.

“Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria duhet të lidhen së shpejti me sistemin hekurudhor,” tha  Vojin Mitroviç.

Sipas Sarajevo times, ai tha më pas se një nga temat e diskutuara në takimin në Mal të Zi ishte çështja e lidhjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash me rrugë, e më pas me hekurudha.

Mitroviç theksoi se synimi i autostradës Adriatiko-Joniane është lidhja e itinerarit nga Italia, përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë Herzegovinës, Malit të Zi, tek Greqia. I pyetur se kur mund të kalojë projekti i autostradës Adriatiko-Jonian nga shpallja në realizim, ai theksoi se bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë. Shkak për këtë sipas tij ishte sigurimi i financave dhe se pririoritet mometalisht është Korridori 5C.

“Është e vështirë të japësh një përgjigje sepse bisedimet dhe negociatat po zgjasin shumë. Një nga problemet është çështja e përcaktimit të vetë itinerarit, e cila duhet të jetë objekt i një marrëveshjeje ndërshtetërore dhe çështja e sigurimit të financave. Në këtë moment prioritet është Korridori 5C, ndërsa në fazën e dytë prioritet do të jetë autostrada Adriatiko-Joniane”, shtoi Mitroviç.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni autostrada adriatiko-joniane bosnje hercegovine mal i zi autostrada adriatiko-joniane bosnje hercegovine mal i zi

Sondazh

Poll

Bota 30 Tetor 2021, 11:37

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...

Bota 30 Tetor 2021, 11:26

Studimi, zbulohet si zhvillohet Alzaimeri në tru

SHBA- Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.Shkencëtarët...