Aktualitet

Kanabis në lagjet e Lezhës! Arrestohet ‘shpërndarësi’, transportin e kryente me…

30 Tetor 2021, 07:11 Nga DOSJA
Kanabis në lagjet e Lezhës! Arrestohet

LEZHË– Policia ka arrestuar një 34-vjeçar i cili shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Lezhës. I riu me incialet A.L, shpërndante kanabis në disa lagje të qytetit. Policia bëri të mundur lokalizimin e tij dhe ndalimin, duke zbuluar në mjetin e tij lëndë narkotike kanabis të cilët i kishte për shitje. I riu i cili banon në Mamurras akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas që qarkullonte me automjet, shpërndante lëndë narkotike në doza, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë Lezhë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A.L., shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit A.L., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe kanabis ne lezhe lezhe arrestim ne lezhe kanabis ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll