Aktualitet

Helmimi në Krujë! Ulen rastet, banorët blejnë ujin e pijshëm

30 Tetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
Helmimi në Krujë! Ulen rastet, banorët blejnë ujin e

KRUJË– Situata në spitalin e Krujës ditën e sotme është kthyer në normalizim. Në spital janë paraqitur vetëm gjashtë raste ndërsa të shtruar nuk ka asnjë qytetar. Pjesa më e madhe e qytetit është furnizuar me ujë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes, por jo për t’u pirë.

Në një pjesë të qytetit vijon ndarja e ujit me autobotë ose qytetarët u drejtohen dyqaneve për ta blerë. Uji i cili iu vjen në shtëpi qytetarëve nuk është për konsum ndaj atyre do u duhet që ta blejnë për ta pirë. Institucionet e pushtetit vendor në Krujë janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet për të dhënë urdhrin nëse uji duhet të pihet.

Ditën e sotme është paralajmëruar një protestë nga ana e banorëve për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen. Nuk dihet ende se në çfarë ore dhe ku do të zhvillohet protesta e tyre.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje helmohen qytetaret e krujes kruje

Sondazh

Poll