Aktualitet

Makinë me drogë te kthesa e Fushë-Prezës, arrestohet 32-vjeçari

30 Tetor 2021, 08:08 Nga DOSJA
Makinë me drogë te kthesa e Fushë-Prezës, arrestohet

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi kishte me vete lëndë narkotike kanabi. I riu u ndalua nga policia në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës”. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, së bashku me automjetin dhe dy aparat celular. 32-vjeçari me incialet A.S, i cili banon në Kamëz akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. S. Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kilogramë e 100 gramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis, sëbashku me automjetin dhe dy aparat celular.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari në tiranë kanabis ne tirane arrestohet 32-vjeçari në tiranë kanabis ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 06:02

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...