Aktualitet

Pas Krujës, probleme me ujin në Sauk, banorët: Ujërat e zeza bashkohen me të bardhat

30 Tetor 2021, 09:41 Nga DOSJA
Pas Krujës, probleme me ujin në Sauk, banorët: Ujërat e zeza

TIRANË– Banorët e Saukut kanë ngritur shqetësimin e ujërave të zeza në zonë. Për ‘Faxnew’ ata janë shprehur se këtë shqetësim e kanë bërë të ditur dhe te UKT mirëpo nuk kanë marrë asnjë reagim nga drejtoria. Një ndër problemet e tyre është mungesa e ujit, i cili vjen për pak orë gjatë ditës si dhe bashkimi i ujërave të zeza me të bardha. Ata kanë frikë se mos helmohen njëjtë si banorët e Krujës.

DEKLARATA E BANORËVE:

Ka bashkim të ujërave të bardha me ato të zeza. Ne edhe mund të helmohemi sepse është shumë pisllëk, mund të dalë ndonjë sëmundje. Kjo situatë ka 3-4 vite dhe nuk është marrë asnjë lloj mase. Në dijeninë time, Veliaj nuk ka ardhur.

U tregoj edhe atyre të ujësjellësit, u them, ja shihni ujin, a pihet ky? Ne I paguajmë rregullisht faturat nga 25 deri në 30 mijë. Atë që do shpenzoj, e paguaj unë. Po tani kam frikë se mos më ikën uji se po laj tapetin.

Situata e banorëve të Saukut është e ngjashme me ato të Krujës, të cilët u helmuan për shkak të baktereve që janë gjetur në ujë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sauk uji ne sauk sauk uji ne sauk

Sondazh

Poll