Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin

30 Tetor 2021, 10:07 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma

TIRANË– Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është lënë në ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Ky vendim është marrë ditën e e sotme nga ana e GJKKO e cila po ashtu ka lënë me të njëjtën masë dhe tre vartësit e Gëllçit. Avokati i Gëllçit kërkoi një masë më të butë sigurie duke u shprehur se klienti i tij nuk paraqet rrezikueshmëri.

Dorjan Matlija është shprehur se kjo që po i bëhet Gëllçit është sulm pasi ai ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtori të përgjithshëm të RTSH-së.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Gëllçi ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban malaveci dorjan matlija thoma gellci alban malaveci dorjan matlija thoma gellci

Sondazh

Poll